E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Justin Bieber romantik si asnjëherë tjetër!

Ilustrim · Vizion Plus

Këngëtari Justin Bieber, pas shumë zërave se marrëdhënia e tij me bashkëshorten nuk është në ditët më të mira, i ka dedikuar një status Hailey Baldwin.

 

Bieber ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të bashkëshortes së tij dhe i ka dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

 

“Të dua akoma dhe më shumë çdo ditë. Je gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Do të isha i humbur pa ty”.

 

Më pas nuk ka munguar edhe një koment nga modelja e cila ka shkruar “shoku i ngushtë”, diçka që tregon shumë për raportin e saj dhe të Justin.

 

Çifti i njohur kanë një marrëdhënie gati perfekte me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se ndajnë gjithçka bashkë. Madje pak ditë më parë Hailey zbuloi se kishte akses në llogarinë e ‘Instagram-it’ të Justin, që do të thotë se ata nuk mbajnë asgjë të fshehtë nga njëri-tjetri.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh