Është thuajse e pamundur për Justin Bieber të qëndrojë larg thashethemeve mediatike. Këtë radhë bëhet fjalë për një mesazh që ai i ka dërguar këngëtares Billie Eilish.Ka qënë pikërisht këngëtarja ajo që ka folur për këtë në një intervistë për Entertainment Tonight, ku u shpreh se Justin Bieber i ka dërguar së fundmi një mesazh.

 

Ajo nuk zbuloi se çfarë i shkroi këngëtari, por shtoi se bëhej fjalë për një screenshot të një mesazhi të Billie-t në 2014. “U ndjeva keq dhe mirë në të njëjtën kohë. Ishte fantastike. Ai është i ëmbël dhe unë e vlerësoj shumë.

 

Është përballur me shumë gjëra kohëve të fundit.” Billie u shpreh se ka qenë një fanse e Justin-in që në moshën 12-vjeçare dhe kishte postera të tij në dhomë. Që prej debutimit të saj, këngëtarja ka shitur rreth 3 milionë albume vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 7.3 në të gjithë botën.

 

Në fillim të marsit, Spotify e renditi Billie Eilish të dytën në listën e këngëtareve më të dëgjuara në botë, nga 1 janari 2019 deri më 1 mars, fill pas Ariana Grande-s në vendin e parë. Top5 u plotësua nga Lady Gaga, Halsey dhe Dua Lipa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *