E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Showbiz

Justin Bieber kundër Selena Gomez?!

Histori e tyre nuk mbaron kurrë! Justin Bieber dhe Selena Gomez thjesht nuk mund të shqiten dot nga njëri-tjetri. Ata do të jenë në betejë edhe një herë, por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një debat Instagrami. Ish dyshja e adhuruar e botës së spektaklit do të jetë në garë për çmimin “Artisti i Vitit” në American Music Awards, që do të mbahet më 20 nëntor në Los Angeles.

Në këtë event do të jetë edhe shfaqja e parë publike për Selenën, që kur ajo u fut në rehabilitim gjatë verës. Për sa i përket nominimeve, ishin fansat ata që votuan për javë të tëra deri sa mbërritën në 5 nominimet finale. Emrat e tjerë në garë në këtë kategori janë Ariana Grande, Rihanna dhe Carrie Underwood, ndërkohë që eventi do të moderohet nga Gigi Hadid dhe Jay Pharaoah, raporton intv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë