Subscribe

Në shkelje të ligjit dhe i pambështetur në legjislacionin penal. Kështu e kanë vlerësuar juristët urdhrin e Prokuroris se Tiranës e cila kërcënoi mediat me ndjekje penale dhe gjobë nëse publikojnë emaile dhe informacione të tjera të policisë së shtetit, të marra nga hakerat iranianë.

 

 

ALBAN QAFA

AVOKAT

 

Është një urdhër i pambështetur në legjislacionin penal. Nuk është as me vendim gjykate. Nuk mund të jepet një urdhër për çdo lloj informacioni që është hakeruar nga iranianët dhe publikohet në media, por duhet të jetë i përcaktuar për një çështje të veçantë që ka një informacion që përbën sekret shtetëror, apo cenon sigurinë kombëtare. Por nuk mund të jetë çdo email sekret shtetëror.

 

 

Juristi shpjegon se cilat raste konsiderohen nga ligji si sekret hetimor.

 

 

Kodi e Procedurës Penale e ka përcaktuar qartë ato çështje që janë sekret hetimor. Bëhet fjalë për ato çështje që janë nën hetim e sipër dhe për këto që nuk ka përfunduar hetimi penal dhe dosja nuk është dërguar në gjykatë.

 

 

Menjëherë pas publikimit të emaileve të Gledis Nanos u zbuluan te dhena tronditëse si hetimet për një atentat të mundshëm ndaj Lulzim Bashës dhe Albin Kurtit, apo hetimet për persona të shumëkërkuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *