E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Junker zbut tonet ndaj Turqisë

Komisioni Europian ul tonet me Turqinë, duke lënë të hapura dyert për vijimin e negociatave për anëtarësim të këtij shteti në Bashkimin Europian. Duke folur për televizionin ARD, Junker tha se për momentin Turqia nuk duket të jetë në nivelet e demokracisë së kërkuar nga unioni, por shtoi se nuk do të ishte e ndershme të thuhej se negociatat me këtë shtet janë të mbyllura. Komentet e Junker vijnë pas dy qëndrimeve të ashpra të kancelarit austriak kristian Kërn, i cili tha se negociatat me Turqinë janë si një libër fiction dhe ato të ministrit të jashtëm gjerman Shtajmajet, se Ankaraja zyrtare po largon veten nga unioni me rikthimin e dënimit me vdekje. Tensionet mes krerëve më të lartë të Turqisë dhe zyrtarëve të Bashkimit Europian u rikthyen pas tentativës për grusht shteti. Presidenti Erdoan njoftoi se vendi ka në plan kthimin e dënimit me vdekje fakt ky që nuk u përkrah nga liderët e unionit.

Më shumë video

Reklamë