E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Junker: Vazhdoni me shpejtësi reformat

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker nxiti vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me shpejtësi reformat në mënyrë që të përshpejtojnë integrimin.

 

Në një seancë në Strasburg ku u diskutua mbi të ardhmen e Europës ai, ka bërë të qartë se vendet e rajonit nuk do t’i bashkohen unionit domosdoshmërish deri në vitin 2025.

 

Më parë, ato duhet patjetër të përmbushin kushtet.

 

“Nuk po themi se vendet e Ballkanit Perëndimor  do të anëtarësohen në BE  deri në vitin 2025. Kjo është një datë treguese, një perspektivë për të motivuar vendet për të vazhduar reformat. Dhe le të jemi të qartë: asnjë vend nuk mund të bashkohet me BE përpara se të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe.”

 

Juncker ka folur specifikisht për Serbinë dhe Malin e Zi duke i përcaktuar ato si vendet që kanë bërë progres të dukshëm dhe pritet që deri në vitin 2019 ato të zgjidhin mosmarrëveshjet duke shtuar kështu mundësitë për anëtarësimin.

Më shumë video