Subscribe

Fjalimi vjetor i kreut te Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përpara Parlamentit Europian ne Strasburg, ishte nje mundësi qe ai te shfaqte ëndrrën per nje Europe me te bashkuar, megjithe euroskepticizmin ne rritje. Mbrojtja e unionit është nje nga shqetësimet per shtetet anëtare dhe Juncker beri thirrje per nje force te përbashkët ushtarake dhe theksoi nevojën per nje ministër te Jashtëm europian.

“Duhet te bashkëpunojmë per te patur nje force te përbashkët ushtarake, qe do te plotësonte NATO-n . Nje mbrojtje me e madhe europiane nuk do te thote me pas solidaritet transatlantik. Nje fond europian mbrojtjeje do te stimulonte kërkimet ne fushën e mbrojtjes. Shtetet anëtarë te BE duhet te dërgojnë sa me shpejt personel ushtarak per ushtrinë e re. Nga pikëpamja ekonomike, bashkimi i burimeve tona ushtarake është i justifikuar”.

Britania është shprehur kundër idesë se nje ushtrie europiane, per shkak te nje konflikti te mundshëm interesi me NATO-n, por rezultati i referendumit ka mundësuar shpalosjen e planeve per bashkëpunim me te madh per mbrojtjen. Nje tjetër pike e fjalimit te Juncker ishte edhe situata ne Europe pas daljes se Mbretërisë se Bashkuar nga blloku. Juncker shprehu keqardhjen per Brexit, por tha se ekzistenca e BE-se nuk është ne rrezik.

“Britania e Madhe nuk mund te ketë akses ne tregun e përbashkët europian, pa lejuar lëvizjen e lire te njerëzve. Nuk do te ketë nje karte per akses. Largimi i Britanisë ka nxitur nje populizem galopant dhe Europa duhet të jetë e mbrojtur prej këtyre forcave kundër vlerave dhe parimeve themelore të njerëzimit”.

Juncker kërkoi gjithashtu solidaritet per krizën e emigranteve, ne mënyre qe te mos kete një zgjidhje te sforcuar. Fjalimi i tij vjen ne prag te samitit te 27 vendeve anëtarë qe mblidhen ditën e premte ne Bratislave, ku nuk do te jete e pranishme kryeministrja britanike Theresa May.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *