E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Junker apel SHBA-së: Mund të ketë prapë luftë në Ballkan!

“Nëse braktisim Bosnje, Serbinë, Kosovë, Maqedoninë e Shqipërinë, do të ketë sërish luftë në Ballkanin Perëndimor”. – Ky ka qenë mesazhi që Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker i ka përcjellë Zv/Presidentit Amerikan Mike Pence gjatë takimit që kanë mbajtur më 20 shkurt në Bruksel.

 

Detajet e kësaj bisede, Junker i ka zbuluar gjatë një interviste për prestigjiozen Financial Times.

 

Reklamë

“I kam thënë z. Pence: Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse BE-ja kolapson, do të keni luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mundësia e vetme për këtë pjesë të vuajtur të Europës është të ketë perspektivë evropiane. Nëse i lëmë vetëm – Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovë, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha këto vende – do të kemi prapë luftë”, transmeton REL fjalën e Juncker.

 

Ky qëndrim vjen ë një kohë kur Trump ka përshëndetur rezultatin e votimit të referendumit për Brexit, por ka vlerësuar se largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni mund të ndikojë edhe te shtetet e tjera për të ikur nga blloku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë