E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Juncker, Mogherini e Hahn tur në Ballkanin Perëndimor

Lajmi pozitiv për Shqipërinë i bere publik nga Johanes Hahn pasohet nga nje vizite e zyrtarëve më të lartë të Komisionit Europian, te cilët do te mbërrijnë të dielën në Tiranë. Presidenti Jean Claude Juncker, shefja e politikes se jashtme Federica Mogherini e komisioneri i zgjerimit Hahn, do të zhvillojnë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Mësohet se vizita nis pasditen e së dielës, ndërkohë që takimet do të vijojnë edhe paraditen e së hënës. Nga kjo vizitë priten mesazhe të qarta për mbështetjen që Komisioni Europian i jep integrimit të Shqipërisë. Me vizitën në vendin tonë, krerët më të lartë të KE-së nisin turin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë