E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Juncker kritikon ashpër deputetë e PE: Jeni qesharakë!

Shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i është drejtuar me tone të ashpëra deputetëve të Parlamentit Europian gjatë seancës së sotme. Kritikat erdhën pasi në seancë ku do të diskutohej për për bilancin e presidencës malteze të radhës së BE-së,  mungonin një numër i madh deputetësh.

 

 

“Jeni qesharakë!”  i tha Juncker deputetëve.  Sipas Jucker, Parlamenti nuk është serioz, dhe këtë e tregon prania e vetëm 30 deputetëve në seancë.

Reklamë

 

 

Shefi i KE-së vazhdoi duke thënë se, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti francez, Emmanuel Macron, do të ishin të pranishëm, atëhere situata do të ishte më ndryshe.

 

 

Kritikat e Junker u ndërprenë nga presidenti i PE-së, Antonio Tajani, i cili i bëri thirrje të ndryshojë gjuhën dhe të tërheqë fjalën “qesharake”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë