E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Juncker: Jo pavarësi Katalonjës

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, është shprehur edhe njëherë kundër pavarësisë së rajonit katalanas.

 

Nga Luksemburgu ai tha se nuk dëshiron që Katalonja të shpallë pavarësinë, e po ashtu refuzoi edhe ndërhyrjen  për ndërmjetësim, pasi një gjë e tillë do të nxiste rajonet e tjera të bënin të njëjtën gjë, duke  e komplikuar më tej menaxhimin e Bashkimit Europian.

 

Reklamë

Junker është shprehur se mbështet kryeministrin spanjoll Mariano Rahoj, duke rikujtuar se i ka kërkuar atij të marrë masa në mënyrë që situata të mos dale jashtë kontrollit.

 

Megjithatë presidenti i Komisionit Europian e kritikoi Rahojn, duke thënë se gjërat tashmë janë kryer, por mbetet shumë për t’u bërë, pasi ndarja është çështje e brendshme e Spanjës.

 

Më herët Brukseli i ka bërë thirrje Katalonjës që të respektojë ligjin dhe të kthehet në rendin kushtetues. Në të kundërt ajo do të duhet të fillojë nga e para procesin e pranimit në union, i cili mund të zgjasë me vite.

 

Nga ana tjetër, Rahoj ka rritur presionin ndaj qeverisë katalanase, duke e hedhur poshtë mundësinë e një ndërmjetësimi mes Madridit dhe Barcelonës, pas nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë