Liderët e 27 vendeve te Bashkimit Europian, ne mungese te Britanisë, jane mbledhur ne kryeqytetin italian per te shënuar 60-vjetorin e nënshkrimit te Traktatit te Romes, qe i hapi rrugen krijimit te unionit. Ne vigjilje te samitit, ata kane zhvilluar ne Vatikan nje takim me Papa Françeskun, i cili theksoi nevojën per nje Europe te bashkuar e pa mure si e vetmi mjet per te luftuar sfidat e sotme globale. Per kreun e Komisionit Europian Junker, Europa përballet sot me sfida te medha, qe mund te vene ne pikëpyetje ekzistencën e saj.
Jean-Claude Juncker: Sot është nje dite per t’u përkulur dhe kujtuar me vlerësim themeluesit e Europes se Bashkuar. Jemi mbledhur gjithashtu ketu te vetëdijshëm per sfidat dhe kërcënimet qe na presin. Nëse nuk flasim njëzëri dhe nese nuk punojmë per interesat e te gjithë qytetareve europiane, rrezikojmë te humbasim besimin e tyre dhe ky per ne do te jete fundi.
Ndërsa presidenti i parlamentit europian Tajani ka theksuar nevojën emergjente per t’u reformuar.
Antonio Tajani: Endrra e themeluesve per nje Europe te bashkuar, qe i garanton siguri e prosperitet qytetareve te saj nuk duhet lënë ne mes. Tani nevojiten ndryshime te thella per t’i dhene rrugëzgjidhje atyre qe nuk gjejnë nje vend pune dhe atyre qe ndihen te kërcënuar nga terrorizmi. Nevojitet nje Europe konkrete. E sotmja nuk duhet te jete nje dite vetëvlerësimesh, por nje dite sfidash e impenjimesh politike kundrejt qytetareve.
Ne nje ceremoni te posaçme, 27 krerët e vendeve te BE-se kane firmosur Deklaratën e re te Romes, duke shprehur vendosmërinë e tyre per te vijuar me projektin e përbashkët.





