E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Juncker: BE të hapë kapitull të ri pas Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker publikoi sot pistat e reformave në mënyrë që BE-ja të hapë një kapitull të ri në historinë e saj pas Brexit, duke u kërkuar liderëve të 27 vendeve të dëshmojnë “unitet dhe qëndrim lidershipi”.

 

”Samiti evropian i parashikuar në Romë për më 25 mars, për 60-vjetorin e traktatit themeltar të projektit evropian, duhet të shënojë fillimin e një kapitulli të ri”, u shpreh Juncker, në një “Libër të Bardhë” me 30 faqe, duke listuar skenare për të ardhmen e Evropën.

 

Reklamë

“Një Evropë e bashkuar me 27 anëtarë duhet të marrë në dorë fatin e saj dhe të zhvillojë një vizion për të ardhmen e saj”, shtoi Juncker duke prezantuar këtë Libër të Bardhë, një kontribut për përgatitjen e samitit të Romës.

 

Presidenti i ekzekutivit evropian liston pesë pista, duke korresponduar në nivele të ndryshme të integrimit, dhe u bën thirrje liderëve evropianë të marrin një qëndrim të qartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë