E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Juncker apel vendeve të BE: Kujdes me Ballkanin

Nuk është hera e parë që Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bën thirrje vendeve të BE-së të marrin seriozisht anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Austria, Juncker paralajmëroi për rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në rajon nëse Shqipëria, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t’u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

 

“Nëse në rajonin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi seriozë në ofrimin e perspektivës evropiane, atëherë mund të shohim më vonë  dhe ndoshta edhe më shpejt  atë që pamë në Ballkan në vitet 1990. Historia e viteve 90  mund të rilind sepse e kaluara e dekadave të mëparshme, shekujve nuk është tejkaluar. Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë.”

 

Reklamë

Sipas kreut të Komisionit Europian vendet kanë bërë përparim të dukshëm, por jo të mjaftueshëm.

 

Presidenti i KE-së nuk sheh anëtarësim të plotë të vendeve të rajonit para vitit 2025. Juncker theksoi se Evropa duhet të merret intensivisht me Ballkanin Perëndimor dhe ta ndihmojë atë aty ku është e nevojshme, por gjithashtu të sigurohet se është mirë e kuptueshme që të gjitha mosmarrëveshjet e kufirit duhet të zgjidhen përpara pranimit në BE.

Më shumë video

Reklamë