E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Julio Cesar mbyll karrierën e tij

Lot, emocione dhe shumë përqafime në ndeshjen e lamtumirës nga futbolli I luajtur për Julio Sezar.

 

Portieri i njohur brazilian i dha fund karrierës së tij në moshën 38 vjeçare. Ndeshjen e fundit me fanellën e Flamengos në kampionatin Brazilian, Julio sezar e zhvilloi në gjigandin Maracana, teksa ekipi i tij mundi 2 me 0 Flamengon.

 

Reklamë

Gardiani shkoi te ndante emocionet e ndeshjes së fundit në karrierë si futbollit tek ultrasit e Flamengos të cilët, ia bënë deri në fund respektin njërit prej portierëve më të mirë të futbollit Brazilian në dekadat e fundit.

 

“Kam qarë shumë gjatë gjithë kësaj jave, nuk është e lehte të mbyllesh karrierën, – u shpreh mes të tjerash Julio Sezar”.

 

Ky i fundit pati një karrierë të mbushur me suksese, sidomos në Itali me bluzën e Interit ku ishte pjesë e rëndësishme e tripletës së sezonit 2009-2010m, sidomos me triumfin ne Champions  ndërsa në total mori 4 kampionate, tre kupa italie dhe 4 superkupa para se të transferohej ne Portugali vitet e fundit ku fitoi 3 herë kampionatin edhe ne këtë vend.

 

Me kombëtaren braziliane Julio Sezar mori 1 kupë Amerike dhe 2 kupa konfederatash. Ai u kthye tek Flamengo janarin e vitit të kaluar për të mbyllur karrierën aty ku e kishte nisur në vitin 1997.

Vazhdo të lexosh

Reklamë