E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Julian Sinanaj dëshmon për prokurorët grekët

 

Tre prokurorë grekë morën sot në pyetje për një orë e gjysmë në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Ai dyshohet se ka vendosur tritolin në Gjykatën e Selanikut në maj të vitit 2010. Sinanaj foli në prani të prokurorit shqiptar, Behar Dibra. Hetuesit greke dyshojnë se Sinanaj ka kryer edhe të paktën 4 vrasje në shtetin fqinj, të gjitha ekzekutime të porositura nga grupet kriminale atje. Mësohet se Sinanaj nuk ka pranuar të flasë në detaje, ndërkohë që disa informacione që ka dhënë, nuk i ndihmuan prokurorët greke për zbardhjen e krimeve të ndodhura disa vite më parë. Julian Sinanaj u dënua nga Apeli i Krimeve të Rënda me 35 vite burg.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë