Subscribe

Duke filluar nga kjo e premte e gjithë zona e jugut, me potencialin me te madh turistik ne vend, nuk do të ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike. Përfundimi i punimeve të nënstacionit të Babicës për rrjetin 110 kv, pjesë e Unazës së Jugut, është një investim i qeverisë shqiptare me bankën gjermane. Kryeministri Rama tha se ky nënstacion është pjesë e një zinxhiri investimesh në energjetikë. Kryeministri shpjegoi me tej se qeveria synon ta menaxhoje energjinë si një çështje rajonale, bashke me Kosovën dhe Maqedoninë. Duke bërë një bilanc të punës 2 vjeçare, ne sektorin energjetik, Rama tha se humbjet ne rrjet ishin 52%, ku një pjese e konsiderueshme ishin vjedhje.
Kompania kishte 1 miliardë dollarë borxhe të akumuluara nga 2007 deri në 2013, te cilat janë ulur fale reformës ne sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *