Kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi situatën aktuale në vendin tonë, dramatike për shkak të shpopullimit.

 

Në një dalje për mediat, Berisha tha se faktori kryesor i shpopullimit, është rrënimi ekonomik.

 

Falënderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memaliajt, Libohovës.

 

Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.

 

Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, i tejkalon të gjitha përmasat.

 

E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut.

 

Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *