E gjithe juglindja diten e sotme eshte perfshire nga reshjet e debores. Deri tani nuk raportohen per probleme ne rruget nacionale dhe ato rurale. Me veshtiresi kalimi ne zonat malore perfshi ketu dhe fshatin turistik.

 

Edhe ne kushte kur levizjet e mjeteve janë më të pakta për shkak të fashave të levizjeve. Megjithate kjo si ka penguar firmat kontraktore te jenë në gatishmeri me mjetet borëpastruese për të mbajtur të hapura akset rrugore, kryesisht Qafat si ato te Qafe Thanes, Qafe Plloqes e Qafe Qarrit ku dhe problemet janë më të medha.

 

Zyrtarisht nuk flitet per probleme persa i perket furnizimit me energji elektrike ashtu sic nuk flitet per fshatra te bllokuara ne zonat e thella malore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *