Juglindja nën pushtetin e të ftohtit, po mendohet mbyllja e shkollave për 2-3 ditë

Këtë të hënë, në te gjitha shkollat e qarkut të Korçës mesimi është kryer me orare te reduktuara.
Kjo ishte një zgjedhje e vet drejtorive te ketyre shkollave edhe ne kushte kur nuk ka munguar ngrohja, perfshire zonat e thella malore.
Burime zyrtare nga DAR në juglindje të vendit thanë se në bashkëpunim më drejtoritë e shkollave po shihet mundesia qe ne ato zona ku temperaturat jane me te ulta per dy deri në tri dite te mos behet mesim. Këto ditë mund të zevendesohen ne dite te tjera, thanë burime zyrtare.
Duhet thënë se në fshatra si Sheqerasi e Cangonj mengjesin e sotëm temperaturat kanë shkuar deri në -21 C ndersa në disa fshatra të Kolonjës keto temperatura kanë arritur deri në -20 C.
Ndaj DAR mendon që në këto shkolla për dy deri në tri ditë të shihet mundësia e mos kryerjes së procesit mesimor.




