E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Vendi

Juglindja mbulohet nga mjegulla, probleme për qarkullimin e mjeteve

Një mjegull e dendur ka mbuluar juglindjen që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve. Të gjitha akset nacionale dhe rurale të zonës janë përfshirë nga mjegulla, çka ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë për drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë distancat e sigurisë, në mënyrë që të shmangen aksidentet. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në zonë gjatë kësaj dite.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë