Ky është një problem i madh në ditët e sotme sidomos pas një zhvillimi kaq të madh në teknologji. Nqs më përpara mosha për të marrë një celular si mjet komunikimi ishte mbi 16 vjec ose dhe më shumë, varej sipas mundësive tani fëmijët e duan atë që në fillimet e shkollës.

 

Nuk ka ende shumë kërkime që tregojnë për mënyrën sesi telefonat ndikojnë shëndetin mendor dhe emocional, por ato që janë kryer deri më sot tregojnë se dërgimi i shpeshtë i mesazheve mund ta dëmtojë përqendrimin e fëmijëve.

 

Për të vendosur nëse duhet t’i blejmë fëmijës aparat celular, duhet të kuptojmë sa të sigurt mund të jenë ata. Është një cështje që shqetëson cdo prind dhe me të drejtë. Psikologët këshillojmë që prindërit të shohin aspektet zhvillimore, duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve: A i humbet fëmija sendet personale? A është fëmija i përgjegjshëm? A mund t’i besoj fëmijës? A do ta kuptojë sesi ta përdorë telefonin në mënyrë të sigurt? Po ashtu, duhet të bëjmë dallimin mes “dëshirës” dhe “nevojës” së fëmijës për telefon. Nqs nevoja nuk është e domosdoshme atëhere mund ta shtyni këtë blerje për pak më vonë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *