E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ju kemi kursyer 300 vjet”/ Rama: Shqipëria, lider për qeverisjen digjitale në rajon

Gjatë prezantimit të programit për shërbimet për qytetarët dhe bizneset, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është lider për qeverisjen digjitale në rajonin tone, duke iu referuar raporteve të organizatave prestigjoze në botë.

Me revolucionin digjital, shprehet kreu i qeverisë, deri më tani janë 1.87 milionë të regjistruar që përdorin platformën dhe shërbimet.

Reklamë

Deri në 2013 numri total i transaksioneve, pra i ndërveprimeve të kryera në platformë ishin 680 mijë, u shpreh Rama.

“Ishin 20 vajtje-ardhje në 20 pika të ndryshme, zyrash të ndryshme për të mbledhur dosjen. Për çdonjërin nga ju, dosjet sot i mbledh shteti për ju. Sot, në ato 20 pika punonjësit e shtetit nuk rrinë të presin tufat si cjapi te kasapi, por mbledhin letrat dhe përmes rrugës digjitale i çojnë në pikën e vetme ku ju shkoni për të marrë shërbimin pasi keni bërë aplikimin. Çfarë është kjo? Ky është Revolucion.  Ky është ai revolucioni i çuarjes së tepsisë për skrap në raportin shtet-qytetar.  Ky është ai revolucioni që nuk bëhej dot deri në fund me të tjerë në prehër.  Ky është ai revolucioni që ju i dhatë shtysën e fortë dhe vendimtare në 2017, ku na dhatë mundësinë që të jemi ballë përballë jush pa të tjerë në prehër,e  t’ju shohim në sy e të na shihni në sy, të marrim përgjegjësitë tona, të marrim patjetër dhe barrën për gabimet tona, por ama t’iu përgjigjemi me të gjitha me fuqitë tona. Shqipëria sot, jo se e them unë, jo se e themi ne, por në bazë të raporteve të organizatave më prestigjoze në bote që nga OKB, OECD, Departamenti Amerikan i Shtetit së fundmi dhe BE, është lider në qeverisjen digjitale në rajonin tonë, ndërkohë që ishte bishti i fundit i kavallit deri në 7 vite më parë.”

Rama shtoi se përmes shërbimeve online, është kursyer shume kohë.

“Sa kohë është kursyer, kohë që do të ishte humbur në radhë këto 7 vjet. E kemi bërë ne llogarinë mos u lodhni ta bëni. Është llogaria e bazuar në aritmetikën 7×7 bëjnë 49 dhe jo 42. 300 vjet, 300 vjet minuta në radha e radha që ne i kemi kursyer përmes revolucionit digjital për të gjithë ata që kanë shfrytëzuar mundësitë që ky revolucion ka filluar të sjellë në jetën tonë të përbashkët. Pa llogaritur paratë, ato mbi dorë dhe ato nën dorë që janë kursyer nga gjithë këto ndërveprime të bëra transparente në kohë dhe sigurisht në fund fare, në dobinë e drejtëpërdrejtë për ata që i kanë marrë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë