E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Politikë

“Ju kanë bërë gjilpërë në kokë”, debat për sherrin në PD

Gazetarja, Juela Meçani ka debatuar me tone të ashpra me zëdhënësen e PD, Mirela Karabina. Meçani shprehet se qëndrimet e opozitës përballë qeverisë janë qesharake, ndërsa ironizon situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

 

“Njerëzit e Lulzim Bashës shkuan rrahën deputetët, ti thuat ishte partia e Lulit në këtë sulm. Çfarë po thua o Mirela se qeshin njerëzit që na shohin, se i dinë gjërat. U nxorën në pritën aty, u rrahën”, tha ajo. “Më keq se përrallat e Edi Ramës, iu kanë bërë ndonjë gjilpërë në kokë, në këtë vend jetojmë. Ata u rrahën aty sa dolën nga makinat, ku bënë mbledhjen e Kryesisë”, shton Meçani.

 

Reklamë

Në të njëjtën kohë, Meçani e ka quajtur kreun e PD, Lulzim Basha, si imoral të politikës, që nuk ka mbajtur fjalën e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë