“Inspektimi do të jetë model.”
Ky është premtimi që kryeinspektori i Përgjightshëm, Dashnor Sula i bëri publikisht kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për mediat.
“Ju jap si burrë fjalën e nderit”, theksoi Sula.
Sula u shpreh më tej se tre parime do të jenë të panegocieshme në drejtimin e tij, përkushtimi maksimal në punë, integriteti moral dhe drejtësia në rekrutimin dhe vlerësimin e inspektorëve.
“Do të krijojmë një frymë pozitive dhe çdo rekrutim do të ketë mundësi të barabartë,” shtoi ai, duke siguruar se drejtësia do të jetë udhërrëfyesi kryesor i punës së tij deri në fund të vitit 2026.
Kryeministri nga ana tjetër u ndal te bashkëpunimi me universitetet. Rama tha se është shumë e rëndësishme që nga pozitat e kryeinspektorit të Përgjithshëm të bëhen marrëveshje me universitetet, lidhur me faktin që profesionalizmi të garantohet sipas çdo fushe.
Rama gjithashtu zbuloi se Sula i kishte kërkuar një sfidë dhe iu përgjigj duke i thënë që të konkurronte për konkursin për kryeinspektor.
“Ne patëm një takim edhe ajo që u shtrua nga zoti Sula ishte, dua një sfidë dhe dua të më sfidosh dhe të të sfidoj. Unë i thashë filloje nga konkursi për kryeinspektor të përgithshëm. Kush beson te vetja dhe mundësia e një karriere, çdo dyshim dhe paragjykim duhet ta vërë në provë. Rekrutimi i inspektorëve të jetë i garantuar për këdo, pavarësisht se nga vjen. Kjo është shumë e rëndësishme, nuk mund të jetë ndryshe nëse duam të kapim ato standarde për t’u futuar në BE. E dimë shumë mirë nga historia e vendeve, kanë hequr të zezat e ullirit me sigurinë ushqimore. Kroacia ka bërë punë titanike. Nuk është vetëm inspektimi, por inspektimi është kyç”, përfundoi Rama.





