Një ndër rregullat që keni dëgjuar më së shpeshti në fëmijëri është të mos shtriheni kurrë për të fjetur pas një vakti. Por, ndonjëherë kjo gjë është aq e pashmangshme, aq sa ndjeni nevojën për t’u shtrirë që pas kafshatës së dytë a të tretë.

 

Po e teproni me bajamet: Bajamet janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, por në të njëjtën kohë përmbajnë sasi të të larta triptofani. Ky aminoacid i rëndësishëm favorizon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Bajamet përmbajnë gjithashtu shumë magnez, një mineral i cili relakson muskujt dhe ju vë në gjumë.

 
Po abuzoni me konsumin e bananes: E keni vënë re që pasi dy ose tri banane ju vjen menjëherë gjumë? Arsyeja është shumë e thjeshtë: ato përmbajnë sasi të larta kaliumi dhe magnezi, dy minerale që kanë efekt relaksues tek muskujt.

 
3.Tërshëra: Tërshëra është një zgjedhje ideale për mëngjesin, por sasi e lartë e triptofanit dhe kompleksit të vitaminave B që gjenden në të janë shkaktarët që pas kafshatës së tretë a të katërt të ju flihet gjumë. Përpos kësaj, tërshëra përmban mangez dhe kalcium që ndikojnë në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit dhe qetësojnë sistemin nervor.

 
4.Orizi i bardhë: Ndryshe nga ushqimet e sipërmendura, orizi i bardhë ka efekt gjumëndjellës në një shtrirje kohore më të gjatë. Ai është një ndër ushqimet me indeksin glicemik shumë të lartë dhe bën që t’ju zë gjumi shumë shpejt.

 

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *