Ftohtë, shi, erë, dimri po kujdeset mirë që të ndihet në çdo mënyrë prania e tij. Krahas garderobës ekstra të ngrohtë që është e nevojshme për të dalë këto ditë, është po aq e rëndësishme të mbrojmë lëkurën tonë dhe më konkretisht buzët nga i ftohti.

Buzët e plasaritura, përveçse janë paksa të shëmtuara, janë edhe të dhimbshme dhe buzëkuqi nuk do të duket kurrë mirë tek ato.

Si do t’i mbroni buzët nga i ftohti?

Sekreti numër 1 është pastrimi. Eksfolimi do të largojë qelizat e vdekura dhe kutikulat nga buzët, duke u dhënë atyre butësi. Nëse nuk dëshironi të merrni një produkt të gatshëm nga tregu, ju sugjerojmë të bëni vetë scrub-in me vaj dhe sheqer.

Hapi tjetër është hidratimi. Aplikoni një shtresë nga balsami juaj i preferuar për buzët pas eksfolimit dhe riaplikojeni në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës. Kështu do të jenë vazhdimisht të hidratuara, por edhe për t’i mbrojtur nga i ftohti.

Së fundmi, duke qenë se e dimë që ju i doni buzëkuqët po aq sa ne, ju këshillojmë që të mos zgjidhni çdo herë tekstura mat, pasi ndryshe nga buzëkuqët kremozë apo me shkëlqim, ata i dehidratojnë shumë buzët. Në jetën tuaj të përditshme zgjidhni një produkt hidratues me ngjyrë dhe buzët tuaja nuk do të plasariten më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *