Nga të gjitha pjesët e trupit, fytyra është më e ekspozuara ndaj ndryshimeve stinore, papastërtive të ndryshme dhe gjithçfarë faktori të jashtëm. Për këtë arsye kërkon një përkujdes më të madh. Një fytyrë e bukur dhe e pastër është tregues i qartë i një organizmi të shëndetshëm, por jo gjithmonë organizmi na përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

 

Hapi i parë i përkujdesjes së fytyrës nis me higjienën e saj, e cila në shumë raste nuk bëhet ashtu siç duhet. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëni gjatë larjes së fytyrës, shkruan Living:

 
1.Lani fytyrën me gjithë grim: Sa herë e keni bërë këtë gjë, e keni gjetur veten me njollat e rimelit që kullojnë mbi fytyrë apo shenjat e kremit pudër të përhapura kudo. Heqja e grimit duhet bërë më vete. Në fakt është hapai i parë që procedon larjen e fytyrës.

 
2.Zgjidhni temperaturën e papërshtatshme të ujit: Në përgjithësi në është thënë që uji i ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, kurse uji i ftohtë i mbyll ato. Ky është një mit i gabuar, pasi poret e lekurës nuk përmbajnë muskuj që të hapen e mbyllen. Dermatologët rekomandojnë të përdorni ujë të vakët, ky i fundit lejon larjen e fytyrës dhe ruan sebumin e saj natyral.

 
2.Përdorni vazhdimisht scrub: Termi scrub është futur së fundmi në fjalorin e higjienës së shqiptarëve, pasi vite më parë ai pothuaj nuk njihej. Scrubi ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura nga shtresa e lëkurës, por në rast se e bëni bazhdimisht do të çrregullojë vajërat dhe yndyrën e shëndetshme që i duhet lëkurës për vetëpastrim. Ju këshillojmë të përdorni scrub dy deri në tre herë në javë.

 
3.Zgjidhni larësin e gabuar: Përzgjedhja e sapunit apo solucionit larës është shumë e rëndësishme, për këtë arsye kushtojini rëndësi këtij detaji. Mos vendosni në fytyrën tuaj sapunët e lëngshëm të duarve, shampo trupi apo në rastin më të keq detergjent. Nëse rast se e bëni, lëkura do të humbasë shkëlqimin, do të jetë e thatë, e irrituar dhe pa jetë.

 
4.Tharja me peshqir: Shumë femra duket sikur do e hedhin fytyrën në tokë nga fërkimi i tepërt që i bëjnë me peshqir. Tregohuni të kujdesshme gjatë fshirjes pasi duke ushtruar shumë forcë dëmtoni elasticitetin e lëkurës. Peshqiri i fytyrës duhet të jetë gjithmonë personal, material i butë dhe duhet larë pas 3 a 4 përdorimesh. Ju mund ta zëvendësoni fare mirë edhe me napa pambuku.

 
5. Nuk aplikoni kremin mbrojtës: Tani që është ngrohur koha, nuk mund të neglizhoni përdorimin e kremit kundra diellit . Kjo nuk do të thotë që duhet të harroni të vendosni kremin hidratues. Secili prej tyre duhet të ketë hapësirën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *