Subscribe

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shpalli sot pasdite levizjen e saj politike per ndryshim, me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli iu bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen “Lëvizjes për Ndryshim”. Sipas saj, Rama, Meta dhe Basha nuk duhet të vijojnë të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, ndërsa premtoi sfidën për të ndryshuar këtë vend.

“3 kryetare nuk mund të mbajnë peng 3 milione shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”, deklaroi Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *