Subscribe

Kundërshtaret e Bashes prej ditësh po punojnë per te hartuar nje platforme per te ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ne emisionin “Oktapod” ka preferuar te mos japë detaje per aksionin politik qe do te ndjekin, por ajo ka theksuar se kthim pas ne kete beteje nuk do te ketë.

 

Por Topalli ka hedhur poshtë idene e krijimit te nje partie te re.

 

Topalli nuk e njeh si kryetar legjitim te PD Lulzim Bashen, duke numëruar te gjitha shkeljet statutore te tij.

 

Topalli njihet per mbështetjen e saj pa kushte ndaj ish-kryetarit Sali Berisha dhe ajo beson se Basha nuk do te ishte me kryetar nëse Berisha do te dilte kundër tij.

 

Topalli theksoi se PD nuk mund te pranoje nje kryetar, i cili shkeli votën e lire e doli kundër partnereve ndërkombëtare.

 

Jozefina Topalli e Arben Imami ishin zërat me te ashpër ne PD kundër Lulzim Bashes, duke kërkuar shkarkimin e tij, pas publikimit te listave te kandidateve per deputet ne fillim te fushatës elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *