E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jorida Tabaku: Qeveria po bën gati 400 milionë euro për projekte elektorale, në kundërshtim me ligjin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë socialiste për përdorimin e fondeve publike në shërbim të fushatës elektorale.

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon planin e qeverisë për të paguar 400 milionë euro për projekte të me karakter elektoral, në ditët e fundit të janarit, një praktikë që ajo e cilëson si në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe etikën e qeverisjes.

Reklamë

“400 milionë euro bëhen gati për ditët e fundit të janarit. Paguajnë për projekte që nuk i kanë realizuar fare, që as kanë për të përfunduar ndonjëherë, por i duhen si karamele elektorale për t’i inauguruar në ditët e para të fushatës’, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë