E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jorida Tabaku: Qeveria gënjeu të përndjekurit

Ilustrim · Vizion Plus

Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë. Por kjo nuk ishte e papritur.

 

Sot, ajo ka ngrirë fondin e dëmshpërblimit duke planifikuar përjashtimin e 13 mijë familjeve, të cilëve ligji u jep të drejtën  e dëmshpërblimit.

 

Qeveria nuk po e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

 

Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

 

Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës.

 

Qeveria ka para, sepse vetëm për koncesionin e dështuar të check up-it në shëndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro.

 

Gjej rastin, të ftoj çdo të përndjekur politik për t’iu bashkuar opozitës në protestën e 27 Janarit.

 

Sot, njësoj, si dikur, demokracia dhe liria jonë janë në rrezik!

 

Ata që sot po ju heqin dëmshpërblimin e merituar, janë ata që ju dënuan dhe ju internuan! Është narko Enverizmi!

 

Askush prej nesh nuk duhet të harrojë!

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh