Jorida Tabaku është një ndër zërat më të fuqishëm të opozitës, por edhe një prej femrave më sharmante të skenës sonë politike. Në 14 qershor të vitit 2017 Dy vite më parë, ajo  provoi për herë të parë emocionet e mëmësisë duke sjellë në jetë dy vogëlushet binjake Arba dhe Iris, nga martesa me profesorin e ekonomisë, Saimir Sallakun.

 

Pas ardhjes në jetë së vogëlusheve Jorida u shkëput nga jeta politike dhe rrjetet sociale, duke iu dedikuar plotësisht të bijave. E tani pas dy vitesh, Jorida bëhet nënë për herë të tretë, pasi ditën e djeshme solli në jetë një djalë.

 

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Jorida përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar dorën e vogëlushit dhe krahas fotos shkruan një dedikim emocionuese.

 

“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e tyre të vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes sonë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *