Subscribe

Partia demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka siguruar mbrojtje 24-vjeçarit Rexhep Rrahja.

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka argumentuar se mbështetja politike është e vetmja arsye qe djali i deputetit do te gjykohet për një akuze te lehte siç është përndjekja.

 

Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.

 

Tabaku ka përsëritur qëndrimin e opozitës se arrestimi i 24-vjeçarit u realizua vetëm për te fashitur zemërimin e opinionit publik.

 

Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor – mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të partisë socialiste dhe deputetit rraja.

 

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar akuzave te demokrateve duke theksuar se është e papranueshme te cilësosh sukses arrestimin e djalit te deputetit qe ndodhi dy muaj pas ngjarjes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *