Vllaznia do të zhvillojë te dielen në orën 17:00 ndeshjen e javës së 22 të Kategorisë Superiore. Shkodranët e drejtuar nga Mirsad Jonuz do të udhëtojnë drejt Durrësit, aty ku do I presë Teuta, që drejtohet nga shkodrani Edi Martini.

 

Ka qenë pikërisht trajneri nga Maqedonia e Veriut, që ka treguar se Vllaznia e tij do të shkojë për fitore dhe se Vllaznia është mbi të gjitha, paçka gabimeve në fushë.

 

“Vllaznia është gati, të gjithë lojtarët janë “ok” për këtë ndeshje, përveç Shtubinës, që vuan pezullimin për arsye kartonësh. Ne kemi luajtur dy herë me Teutën dhe kemi marrë dy barazime. E shikoj sërish Teutën si një skuadër të mirë. Ka dy-tre lojtarë shumë të mirë. Është shumë e rëndësishme që lojtarët e mi t’i mbulojnë mirë këta të tre nesër. Pas ndeshjes së Kupës kemi zhvilluar dy-tri seanca stërvitore, por kemi probleme me fushën. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat, e cila është shumë e rëndësishme për ne.Është një moment shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Pas ndeshjes me Teutën do të luajmë dy herë brenda fushës sonë. Na duhet të marrim pikë edhe jashtë. Pavarësisht se humbën ndaj Tiranës, për mua ishte si një barazim. Tani është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet në vazhdim dhe të marrim pikë jashtë. Ishte një duel shumë i vështirë me Flamurtarin, por në fund rezultati qe i mirë.Raundin e ardhshëm do të luajmë kundër Teutës në Kupën e Shqipërisë. Është një rast shumë i mirë për Vllazninë, që të shkojë në gjysmënale. Nesër mendojmë vetëm për kampionatin, gjithsesi.Teuta është katër pikë larg nesh, por duhet të bëjmë maksimumin për t’i marrë pikë në fushën e saj. Sot, bashkë me lojtarët, kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi konstatuar se Teuta ka disa probleme. Besoj se nesër do të shkojë mirë gjithçka, do të dalim me rezultat pozitiv nga Durrësi.

 

Pyetjes sesi e komenton faktin qe tek Teuta eshte nje trajner shkodran si Edi Martini, tekniku Jonuz iu pergjigj:

 

Për mua nuk ka asnjë problem. Në fushë do të luajnë futbollistët e jo trajnerët. Përpara është puna e trajnerit, me punu me lojtarët nga ana taktike, pastaj në fushë janë ata që japin çdo gjë. Kam 6 muaj në Shqipëri dhe tashmë i njoh të gjithë trajnerët e të gjithë lojtarët e kampionatit. Malota? Ka bërë stërvitje në dy ditët e fundit dhe është gati për nesër. I ka kaluar problemet.

 

Tekniku i Vllaznia konfirmoi lënien në stol të portierit Sherri.

 

Kam 25 lojtarë dhe të gjithë janë njësoj për mua. Nëse Sherri vazhdon të paraqitet mirë, nuk kam asnjë problem me të. Për mua është shumë i rëndësishëm rezultati I Vllaznisë, jo individët.Sherri nuk do të luajë nesër, në portë do të jetë Laço. A e ka pranuar ai këtë vendim? Nuk jam në mendjen e lojtarëve. Ky është një vendim profesionist dhe ai duhet të sillet si profesionist. Për mua janë të gjithë lojtarët njësoj. Luajnë apo jo, janë të gjithë të rëndësishëm. Mbi të gjitha vlen rezultati i Vllaznisë”, u shpreh Mirsad Jonuz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *