E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Jonida Zeqo i fshihet drejtësisë”/ E akuzuara për inceneratorin e Elbasanit nuk gjendet nga policia

Ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit që vendosi për inceneratorin e Elbasanit, Jonida Zeqo, po i fshihet drejtësisë.

 

Reklamë

Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, e cila vërejti se ajo nuk është paraqitur në seancë e po ashtu nuk është gjetur nga policia e Durrësit, në asnjë nga adresat e dhëna në prokurori.

 

Reklamë

Jonida Zeqo ndodhet në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, por aktualisht nuk dihet se ku është. Për pasojë, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan shpalljen e saj në kërkim.

 

Ndërkohë ish-zyrtarja i është drejtuar gjykatës me një email zyrtar, ku kërkon gjykimin e shkurtuar, por ky email nuk u mor parasysh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë