Në shtëpinë e këngëtares Jonida Maliqi përveç atmosferës së festave duket se gëzimi më i madh është ditëlindja e birit të saj Danit.
Djali i këngëtares feston 8 vjetorin e tij të lindjes, ndërkohë që artistja ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe të ëmbla për të uruar të birin në një ditë kaq të veçantë.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka zgjedhur një foto kur ishte me pushime, Dan ishte ende në barkun e saj dhe mezi po priste ta shihte.
Tani kanë kaluar 8 vite, ata janë shokë me njëri-tjetrin, vishen matchy-matchy dhe shkojnë me pushime bashkë.
“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesine kur te kisha pjese te trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e te preka për te parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment te ditë. Zoti qofte perhere pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”







