E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jonida Maliqi zbulon talentin e fshehur të djalit të saj!

Ndonëse kjo periudhë e ka gjetur shumë të ngarkuar këngëtaren, Jonida Maliqi, për shkak të përgatitjeve të shumta për në ‘Eurovision 2019’, kjo nuk e ka penguar aspak të kalojë kohën e duhur pranë vogëlushit të saj, të quajtur Dan.

 

Ditën e djeshme Jonida ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku duket se është pranë djalit në momentet kur ai stërvitet në sportin e basketbollit dhe dallohet se vogëlushi është tepër i talentuar.

 

Reklamë

Edhe më parë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momentet më të ëmbla pranë Danit, duke theksuar se ai është prioriteti kryesor dhe dashuria më e madhe e këngëtares.

 

Kujtojmë se Maliqi në periudhën e pritjes së ëmbël i dedikoi një këngë vogëlushit, të titulluar “Thesar pa emër”, e cila fliste e gjitha për emocionet e ralla që ndjen një femër kur pret të bëhet nënë për herë të parë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë