Jonida Maliqi do të perfomojë sonte në finalën e madhe të Eurovision me shpresën për të përsëritur suksesin në gjysmëfinale, ku jo vetëm u rëndit në listën e fitueseve por mori edhe mjaft elozhe për vokalin dhe performancën e saj skenike në Izrael.

Ndonëse kënga ‘Ktheju Tokës’, nuk është një këngë shpërthyesë sic përgjithësisht ky festival ka parapëlqyer të vlerësojë, Jonida Maliqi ka thyer në një farë mënyrë këtë lloj tabuje nëpërmjet mesazhit të këngës, vokalit, interpretimit dhe paraqitjes në skenë.

Natyrisht emocionet gjithckaje ia ka shtuar edhe stilisti Ardi Asllani, veshja e të cilit për këngëtarën ka marrë elozhe pa fund.

Tashmë shpresohet që I gjithjë ky entuiziazëm ta shoqëroje ekipin shqiptar edhe mbrëmjen e sotme në Tel Aviv, ku Jonida Maliqi do të jetë e dyta sipas radhës që do të performojë në finale, ndërsa e para është Malta.

 

Më poshtë lista e vendeve që do përfaqësohen në finale e Eurovision:

Izraeli, Franca, Spanja, Italia, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republikës Çeke, Australia, Islanda, San Marino, Sllovenia, Malta, Suedia, Maqedonia e Veriut, Holanda, Rusia, Azerbajxhani, Zvicra, Danimarka dhe Norvegjia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *