Bota
Joko Widodo rizgjidhet president i Indonezisë

Indonezia ka rizgjedhur në krye të vendit presidentin Joko Widodo.
Widodo ka arritur që të sigurojë 55.5% të votive, duke mundur rivalin e tij, Prabowo Subianto, gjeneral i pensionuar.
Reklamë
Rezultati u publikua një ditë përpara se ishte e paraparë, për shkak të protestave të mundshme, në përgjigje të rezultatit.
Subianto, 67 vjeç, është zotuar se do të sfidojë çdo fitore të Widodos, duke e akuzuar atë për mashtrim në zgjedhje. Tensionet janë rritur pasi policia, më 17 maj, ka thënë se ka arrestuar dhjetëra islamistë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve në demonstratat politike që do të mund të pasonin shpalljen e rezultateve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




