Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, së fundmi u ka thënë udhëheqësve të Bashkimit Evropian se ai do të bisedojë me ta për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, kur ata t’i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divoricit.

 

Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit.

 

Johnson pas marrjes së detyrës si kryeministrër ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, por ai nuk ka deklaruar ende se kur do të bëjë vizitën e parë jashtë vendit.

 

“Kryeministri ua ka bërë të qartë qëndrimin udhëheqësve evropianë. Marrëveshja e Tërheqjes nuk ka mundur të kalojë në Parlament tri herë, andaj duhet të ndryshojë”.

 

Ndërkohë zyrtarët evropianë kanë përsëritur muajin e kaluar se nuk do të ketë negociata të reja. Britania, e cila ka vendosur për Brexit në një referendum në vitin 2016, duhet të largohet nga BE-ja deri më 31 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *