E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johnson rikthehet në detyrë: Nuk e dimë kur do të lehtësohen masat, s’mund të rrezikojmë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mbajti fjalimin e rikthimit në detyrë këtë të hënë. Ai e nisi fjalën duke falenderuar qytetarët për durimin e treguar dhe për respektimin e masave.

Reklamë

“Çdo ditë e di që është e vështirë. Është e vërtetë që kjo është sfida më e madhe që vendi ynë duhet të përballet që prej luftës. Por është e vërtetë edhe që ne po bëjmë progres.”

Johnson shtoi se nuk mund të hidhet poshtë sakrifica e deritanishme e britanikëve dhe të lehtësohen masat menjëherë.

“Unë dua që ekonomia të ringrihet dhe të ecë shpejt. Por unë refuzoj të hedh poshtë sakrificën e qytetarëve britanikë dhe të rrezikoj një valë të dytë infeksioni. Ne akoma nuk mund të themi sesa shpejt apo ngadalë do të rihapemi. Është e qartë që do të mund të flasim për këtë çështje më mirë në ditët në vijim. Këto vendime do të merren me transparencë të plotë.”

Boris Johnson u rikthye në detyrë këtë të hënë pas një shkëputjeje disa-javore pasi ai vetë u infektua me koronavirus dhe madje ishte edhe në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë