Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, në një vizitë të papritur në Kiev.

 

“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, ka thënë Johnson më 17 qershor, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Johnson nuk ka dhënë hollësi se për çfarë ndihme është duke folur.

 

Kievi ka kërkuar nga Perëndimi më shumë artileri të rëndë, duke përfshirë obusët dhe lansueset e raketave, duke thënë se Rusia ka shumë më shumë pajisje ushtarake.

 

Ukraina është duke humbur gradualisht territor në rajonin lindor të Donbasit për shkak të armatimit të madh rus, kanë thënë ekspertët.

 

Megjithatë, forcat ukrainase janë duke vazhduar të bëjnë rezistencë të ashpër.

 

Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev, prej kur Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.

 

Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *