E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johnson pranon një shtyrje të mundshme të Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar që ti dërgojë Bashkimit Evropian një kërkesë zyrtare ku do të kërkojë shtyrjen e afatit të Brexit nëse nuk arrihet një marrëveshje me bllokun.

 

Reklamë

Sipas mediave vendase kryeministri Johnson, ka mbledhur kabinetin qeveritar si një mundësi për të koordinuar lëvizjet e radhës, pas paraqitjes së propozimeve për ndryshimin e marrëveshjes së largimit nga blloku dhe për të garantuar një kufi të hapur pas Brexit-it mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

 

Ndërkohë sipas një kokumenti që u zbulua pasi aktivistët që duan të pengojnë një Brexit pa marrëveshje, i kërkuan gjykatës një vendim detyrues për kryeministrin, i cili është zotuar publikisht në Parlament ta nxjerrë vendin nga blloku më 31 tetor, me ose pa marrëveshje, “por pa vonesa”.

 

Gjithashtu Parlamenti britanik ka miratuar një ligj që e detyron kryeministrin të kërkojë shtyrjen e afatit të largimit përtej 31 tetorit nëse ligjvënësit nuk bien dakord deri më 19 tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë