Kandidati kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shprehur se në rast të zgjedhjes si kryeministër, do të kërkojë një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku.

 

Gjithashtu ai ka paralajmëruar se nëse BE-ja refuzon kërkesat e tij, atëherë Britania do të largohet pa marrëveshje më 31 tetor.

 

Kriza trevjeçare e Brexit-it mund të thellohet tutje, pasi premtimi i Johnsonit për të lënë BE-në pa marrëveshje mund të ngjallë reagime të ashpra në parlamentin britanik, deputetët e së cilit, kanë kundërshtuar daljen e vendit nga BE-ja, pa një marrëveshje.

 

BE-ja ka refuzuar të rinegociojë Marrëveshjen e Tërheqjes të arritur në maj të nëntorit të kaluar me qeverinë britanike.

 

Ndërkohë kujtojmë se parlamenti britanik e ka hedhur poshtë tri herë këtë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *