Kryeministri britanik Boris Johnson e ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital qendror në Londër pasi gjendja e tij u perkeqesua. Kreu i qeverise britanike u vendos ne oksigjenoterapi mbremjen e se hënës, pasi paramentrat shendetesore u renduan.  Ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në spital.  Boris johnson  55 vjeç u diagnostikua me koronavirus 11 dite me pare pas shfaqjes  simptomave, kolle dhe temperature e larte.

 

Prej fillimit te shperthimit te epidemise, kryeministri britanik ishte kunder izolimit dhe shprehej se imuniteti duhej fituar në mase, si e vetmja mënyrë  ne perballjen me koronavirusin. Nderkaq Sekretari i Jashtëm Dominic Raab mori përsipër detyrat e tij për aq kohë sa ndodhet në spital.

 

Liderit  botërorë përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Presidentin Francez Emmanuel Macron,  si dhe kancelaren Angela Merkel kanë shprehur mbështetjen e tyre për Johnson.

 

Në Shtetet e Bashkuara 1,150 njerëz humben jeten 24 orët e fundit sipas te dhenave nga Universiteti John Hopkins. Franca raportoi 833 vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë, prej shpërthimit të sëmundjes.

 

Spanja është vendi i dytë i prekur nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur. Italia ka shenuar nje ulje te te infektuarve duke dhene shenja shprese te renies se pikut te epidemise ne vendin me te goditur ne Europe.

 

Nderkohe vendi ku shpertheu epidemia, Kina nuk raportoi asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi. Kjo është hera e parë që në publikimin e të dhënave ditore për virusin, nuk figuron asnjë viktimë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *