E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johnson i kërkon Mbretëreshës që të pezulloje parlamentin britanik

Kryeministri I Britanisë së Madhe, Boris Johnson në një letër zyrtare i ka kërkuar Mbretëreshës Elisabet që të pezullojë parlamentin deri më 14 tetor.

 

Kjo lëvizje interpretohet si një mundësi për të bllokuar çdo deputet të opozitës nga miratimi i ligjeve që do të shkaktonin mosmarrëveshje mbi arritjen e BREXIT. Johnson ka premtuar se divorci me BE do të ndodhë përfundimisht më 31 tetor.

 

Reklamë

Ai ka deklaruar se vendi duhet të ecë përpara dhe jo të mbetet peng I këtij procesi.

 

 

BORIS JOHNSON

 

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

 

 

“Vendi ynë nuk mund të presë 31 tetorin për të lëvizur përpara. Kjo qeveri e re ka një axhendë fantastike që premton shumë për të ardhmen e britanikëve prandaj ne kemi nevojë për një legjislativ të ri. Për këtë arsye I kam nisur madhërisë së saj, mbretëreshës një kërkesë për pezullimin e parlamentit dhe mbajtjen e një fjalimi më datë 14 tetor.”

 

 

 

Pezullimi i parlamentit që pritet të zyrtarizohet, ka shkaktuar zemërim tek klasa politike.

 

Shumë janë të mendimit se pezullimi do i ndalojë deputetët të luajnë rolin e tyre demokratik në procesin e Brexit. Ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë së Johnson.

Refuzimi i kërkesës nga ana e mbretëreshës mund të cojë në një krizë kushtetuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë