E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

Kryeministi i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është betuar se do të qëndrojë në këtë post edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vetëm qeveria e tij konservatore, mund ta respektojë datën 31 tetor, që është afati i fundit që vendi të largohet nga BE-ja.

 

Ndër të tjera kryeministri britanik është shprehur se Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Por, Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, që kërkon nga kryeministri që Brexit-i (dalja e Britanisë nga BE-ja) të shtyhet, nëse ai nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

 

Reklamë

Megjithatë, Johnson, gjatë një interviste për BBC, nuk shpjegoi se si planifikon që ta anashkalojë këtë ligj, të cilin ai e quan “akti i dorëzimi”.

 

“Njerëzit e ndjenjë se ky shtet po i afrohet një momenti të rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë do ta bëj këtë”.

 

Gjithashtu Johnson është shorehur se është ende optimist se mund të arrijë “një marrëveshje të mirë” me Brukselin, por shtoi se ai nuk do të pretendojë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një gjë e lehtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë