Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se BE  ka një qëndrim të kundër në perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të Brexit-it.

 

Blloku evropian më parë kundërshtoi kërkesën e Johnsonit për të rihapur marrëveshjen, duke thënë se Britania nuk kishte arritur të propozonte ndonjë alternative realiste për kufirin irlandez.

 

“Për momentin është absolutisht e vërtetë që miqtë dhe partnerët tanë janë pak negativë, por unë mendoj se do të arrijmë marrëveshjen. Përderisa ata mendojnë se ekziston mundësia që parlamenti britanik të bllokojë Brexitin, ata nuk kanë gjasa të mendojnë në të mirë të kompromiseve që na duhen, kështu që, kjo çështje do të kërkojë pak durim është shprehur Johnson”.

 

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, në referendumin e mbajtur më 2016.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *