Johnny Depp dhe Amber Heard kanë pasur një raport shumë të keq me njëri-tjetrin pas ndarjes. Amber e ka akuzuar aktorin se e ka keqtrajtuar, por Johnny i ka hedhur poshtë pretendimet e saj. Madje ai ka ngritur një padi kundër Amber për shpifje. Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga “People” Johnny ka thënë se ai nuk e ka keqtrajtuar, sepse Amber i ka bërë vetë me bojë shenjat e rrahjes.

 

“Unë i kam mohuar akuzat e zonjës Heard me forcë që kur ajo i bëri ato në maj të 2016-tës, kur hyri në gjykatë për të marrë një urdhër të përkohshëm kufizues me shenja të vizatuara në trup, sepse dëshmimtarët dhe pamjet mbikqyrëse tregonin se ajo nuk i kishte shenjat çdo ditë të javës. Do vazhdoj t’i mohoj ato për gjithë jetën time”.

 

Gjithashtu ai ka thënë se në të vërtetë ka qenë ai viktima, sepse Heard e ka keqtrajtuar dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha në trup. Johnny dhe Amber u martuan në vitin 2015 dhe në maj të 2016 Heard plotësoi për herë të parë një urdhër kundër aktorit për keqtrajtim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *